E shtuna poetike me penën brilante të poetes; Nexha REÇICA

TI MË THËRRET

———————–

Ti më thërret

atje ku dielli fshihet

prapa një universi tjetër,

Atëherë kur të vegjël ishim

E s’dinim t’i tundeshim heshtjes.

E sotmja mes ëndërrash

si shenjë në ballë më rri,

Kur ti ndizesh në mall

përsëri më thërret

E se di as vet se nga tretesh?!

Dallgë që plaset në breg

shpirtin tim nuk e lë qetë

Era fryn mbi det, e

zhytet diku thellë

si ëndërr fëmijësh.

Përmes reve shtegëton agu

E mall pafund pikon nata

Era bart fëshfërimën e heshtjes

Që kthehet në zhurmë

dhe shpirtin egër tundon.

/www.qendrapress.com/