E shtuna poetike me poeten: Albina CEKA
DIELLI, MA GJETI SHTËPINË!
______________________________________
Prita e pres shumë mrekulli
Arritën e do t’vijnë përsëri
Prita e gjeta shumë dashuri
Tek qielli me yje dhe tek ti
Prita e pres me durim
E di, dielli ma gjen shtëpinë
E ndoqa pa cak fatin tim.
E fati më solli lumturinë!
Kur t’solli ty o njeri i mirë
Që t’mjaftoi veç një shikim,
të kuptoje shpirtin tim
e t’ma mbushje me gëzim
Ai gëzim ndriti rrugën time
Me puthje e përqafime
U hap porta e dashurisë
E dielli, ma gjeti shtëpinë
Albina Ceka