E shtuna poetike me poeten;-.Bjondina AGOLLI
POEZIA IME
———————————————-
Pa detin poezia ime s’do kish kuptim
Pa dashurinë tënde kurrsesi.
Pa natën, hënën, perëndimet
Ajo do të ishte krejt mërzi.
Ç’kuptim do të kishte vargu pa ty
Pa universin, pranverën në lulëzim.
Pa kaltërsinë, yjet, kometat,
Vargu do të quhej: Mjerim!
Ndaj stinës mbledh gjethet e rëna
Ndjek pas detin që më shket.
Grimcat e flokëve ngatërroj nëpër gishta
Tek fryma jote po marr dritë dhe jetë.
/www.qendrapress.com/