E shtuna poetike me poeten;-.Brixhilda DEDE

Do të vijë

——————————

Shpella të thella vargonjsh, shkrirë stalaktite.

Demonët, s’ po dinë më ku të shkojnë.

Brinjëve të tokës erëra të forta, zot ngrite,

arteriet me gjak të pastër vërshojnë, prapë vërshojnë.

Pyje mendimesh zhytin e mbytin trurin,

Krijuar një botë të pakontrollueshme, të ngrohtë.

Krahë pulëbardhash veshur ndjenjat, përplasin murin,

Në një qiell të qeshur, një qiell dështak, pa lot.

Vrarë, plagosur e shkelur pas jetën kozmike,

Kridhet hënë e vrazhdë në hone, dëshpëruar.

Fronin lënë vashës së bukur, të hijshme dhe mike,

Si dritë e ditës hakatore, e vetme drithëruar.

Me pathos e epsh të praruar ne puthemi,

Ujërash të pastra, pa frikë i lundrojmë.

Një qiell të tërë kapim duarsh, e lutemi,

Një botë të tërë edhe vdekshëm, dashurojmë

/www.qendrapress.com/