E shtuna poetike me poeten:-Fatbardha Behri KACI
P U N Ë T O R I
————————–
Dor’ e rreshkur kapur pas makinës.
Si shpend trupi riosh,
koka mbi mjet.
Djalosh i punës,
“kirurg” i qytetit,
plehrat mbledh.
I buzëqesh ditës së re.
I ndritin sytë
e moshës së bukur.
Vështrim i shkujdesur…
Ka për të humbur?
Përshëndetje mëngjesit
i ngroh rrugën…
Ç’ halle ka hedhur
pas shpinës shpërfillëse?
Familje shumëgojëshe?
Apo e dashura e pret?
Djaloshi punëtor
me buzëqeshje të ngrohtë,
shpërbën përbuzjen
e kokëve bosh..
. /www.QendraPress.com/