E shtuna poetike me poeten ;Hamide AXHAMI

TË BUKURIT SY

————————————

Në sytë blu,

Pashë të tejdukshmen e çiltër.

Në to u zhyta

Në ujërat e njelmëta të dëlirat.

Valë e dalldisur.

Tund mallin e rënduar

Lundron e qetë

Kundrejt diellit të perënduar.

Zemër e trishtë

Përmbysjen nuk e përballon dot.

Hodhe dhimbjen e ndjerë.

Me shpresë të zhduket ajo.

/www.qendrapress.com/