E shtuna poetike me poeten ;Landa MOLISHTI
ÇFARË KËRKOJ?!
———————————
Ç’ kërkoj me vargjet e mia,
Të lëndohem, të përmallohem,
Të trazoj shpirtin, mendjen,
Si valët detare nga stuhia.
Pse më pushtojnë, rrahjet e zemrës prore,
Trupi më dridhet, si një e pastrehë,
Që bredhë nëpër botë, netëve dimërore
Folenë vetes, mezi ia ka ngrehë?!
Ç’ kërkoj tani kujtimet, me vargjet e mia,
Kur ndaj njeri-tjetrit, ishim në përqafime,
Të kujtoj vitet e shkuara, o sa të bekuara,
Aq shumë, kishim mëshirë dhe mirëkuptime…
Kishim nder, moral, bujari dhe dashuri,
Papritur, më pushton mërzia,
Kur kujtohem, pse ikën kohët e arta,
Herë-herë, zë e qajë si fëmijë.
Vallë, kush si lubia, na e përpiu lumturinë?!!!
Me sinqeritet, pa interesa , pa lakmi…
Përse nuk e nderojmë, as e duam pa hile,
Njëri-tjetrin si dikur, sikur shkelëm në njerëzi?!
Diku në degëzën e një peme, duart shtrëngojmë,
Shoku vjen befas e na tërheq, na ngritë nga të ligat,
Të mos fundosemi, me lemeri të mos përfundojmë…
Njerëzit tanë, prapa shpinës na ngulin “thikat”?!…
Me akuza interesash, pas shpinës janë përveshë,
E habitshme, e neveritshme qe besa,
Ca më larg miku i huaj, gojën e mbulon,
Me habi, dinakërisht, o me ironi zë e qeshë.
Pse kështu, o të nderuar, gjaku nuk bëhet ujë?!
Deri kur do të mbijetojmë, me turpe dhe krime,
Kështu, askush s´ na e ka lakminë,
Bota “vjell vrer” mbi ne, derdhë urrejtjen, mërinë,
Kështu nuk na deshi kurrë, as Shqipëria ime.
3 Maj, 2020
/www,qendrapress,com/