E shtuna poetike me poeten ;Nasia XhEMALAJ
Kështu e kanë dashuritë.
—————————————-
Buzë detit jam ulur e të mendoj,
në të njëjtën tavolinë, në të njëjtin vend,
atëherë ish ditë qershori, e deti ish i qetë,
me dallgë sot gjëmon, sikur don’ të çajë retë.
Sikur më thonë – ik që këtu,
s’të përket më kjo tavolinë,
me një teke kafe vjen e ulet Ai,
dhe me pulëbardhat flet për dashurinë.
Vera që porosita, s’po më ngrohte aspak,
si ngjante asaj vere- mjaltë, që pimë unë e ti,
gjakun na ndezi, si çakmaku zjarrin,
dhe me puthje pushtuam botën të gjithë.
Por ashtu siç nisi, aq shpejt mbaroi,
kohën të shkurtër e kanë dashuritë e mëdha,
sikur dreqi i frynë me frymë, e bënë aizberg,
e rrokullis “orteqe” dy zemra te ndajë.
Një dallgë e madhe më trembi në çast,
sterkalat më shkundën, kur ti ndërmend të sillja,
dhe varka lidhur tutje në liman,
sikur donte ti shpëtonte dallgëve që e rrihnin.
Mbas asaj, gjithë krip mu be vera,
dhe deti mu duk si pus i errët,
një re, si pëlhurë e zezë qiellin veshi,
nën çadër u struka, e humba qytetit.
Shikoja mos shihja një siluetë të të ngjasonte,
(sa shumë mes neoneve më ngjasuan si ty),
u mata të të thërrisja me zë emrin,
më shuhej zëri në buzë për çudi.
Kështu e kanë dashuritë mendova,
vinë e ikin, si qiellit retë,
disa vinë si zjarre vullkani e shuhen,
disa si vala e detit të qetë.
/www,qendrapress,com/