E shtuna poetike me poeten:-Nexha REÇICA
TI MË THËRRET
——————————–
Ti më thërret
atje ku dielli mëshihet
prapa një epoke tjetër,
atëherë kur të vegjël ishim
s’dinim t’i tundeshim heshtjes.
E sotmja mes ëndrrash
Si flluskë në ballë më rri
kur ti ndezësh në mall
përsëri më thërret
E se di as vet se nga tretësh?
Dallgë në breg
shpirtin tim nuk e lë qetë
era fryn mbi detin me valë
zhytet diku thellë
si ëndërr fëmijësh.
Mes reve shtegton agu
nata mall pikon
era bartë heshtjen
zhurma shpirtin tundon.
N.Reçica . /www.QendraPress.com