E shtuna poetike me poeten; Raimonda MOISIU
LERMË, I DASHUR!
———————————
Lërmë të t’i fshij lotët, i dashur!
Me buzë, i dashur, me buzë do të t’i fshij,
Ma puth cepin e buzës së plasur,
Dhe lërmë, lërmë,
Të t’i fshij lotët,
I dashur!
Lermë të t’i kreh flokët me gishta!
Flokët e butë si mëndafsh,
Si mëndafshi i barit në lirishta,
Lërmi, më qafsh!
Ti je dhimbja ime
Ti je buzëqeshja ime,
Ti je agimi i kësaj dite të re,
Ti je gonxhja mbi dhjetëra gonxhërime,
Buka që ushqen shpirtin tim, ti je.