E shtuna poetike me poeten;-.Valbona R.Hadri

Nisem

———————————–

Mëngjesin e hershëm

Para se të zbardhë agmia

Qiellit ngjitem fluturimthi

Në kapjen e një drite të re.

Kaltërsisë qiellore

Mbi shtëllunga bardhoshe

Kapluar me ndjenjë malli

Përpiqem ta kuptoj pritjen

Çfarë do të mē sjellë e sotmja.

E prekur nga përqafimi i ikjes

Malli për engjëjt në sy gjumi

Lutjet e tyre fluturojnë qiellit

Zot na kthe prapë buzëqeshjen.

Me drithërimë zemre symbushur lot

U dhashë besën e zemrës së çarë

Do të kthehem prapë aty ku linda.

/www.qendrapress.com/