E shtuna poetike me poeten:Anila BREGU
U NUK ISHIT TË VËSHTIRA
———————————————–
Mirëmëngjesi, të dashura udhë,
Ku gjithmonë këmba më shkeli,
Njëherë si grua, njëherë si burrë,
Herë si shi e herë si dielli.
Ju nuk ishit të vështira,
Por njeriu është plot halle,
Jeta s’ka veç ditë të mira,
Ndonjëherë bën edhe naze.
Unë u zgjodha që t’ju shkel,
Të më çoni ku kam punë,
Dhe s’u qava asnjëherë,
Se kush zgjedh, s’ankohet kurrë.
Ndonjëherë iu zgjodhi halli,
Të panjohura qetë për mua,
Po kur shpirtit digjet zjarri,
E vështirë të duket udha.