E shtuna poetike me poeten;Anila BREGU
MË MIRË TË MOS LINDJA
—————————————-
Sikur të mundem, o bota ime,
Romancën vetë unë ta krijoj,
Pa gjethe fiku, Adam e Evё,
Nё Zanafillë do pikturoj!
Sikur të mundja, o det i çmendur,
E Poseidon tё isha vet,
Do zbusja dallgët pёr Uliksin,
Pёr Penelopёn qё e pret!
Sikur të mundja, o moj tradhti,
Gjithë shpirtin tim un tё flijoja
E ty tё shndërroja nё dashuri…
Jo, jo, serish s’do tё pranoja!
Sikur të mundja tё isha ti,
Nuk do të doja të lindja kurrë,
Më mirë një zemër qё qan e vuan,
Sesa për zemër të kesh një gur!!
Sikur të mundja, o jetë e shtrenjtë,
Un tё ndryshoj vetëm një çast,
Serish do isha një Ledianё
Për shpirtin kurrë s’do vija bast!!
…