E shtuna poetike me poeten;Anila KRUTI
Dy poezi
***
Bie buzëmbrëmja mbi fushë.
Ca lulëkuqe skuqin mallin e qiellit.
Një vashë syuji pengohet
nëpër fustanin e muzgut…
Flatrat
——————–
Tek pjergulla ne prag
qe krasiti dikur babai
me shkuan këmbët e vrara.
E puth edhe njëherë.
Ne kthim me dhembin flatrat …
/www.qendrapress.com/