E shtuna poetike me poeten;Brixhilda Dede
SI MUNDEM
————————
Si mund të të them lamtumirë,
Kur aromën e lumturisë deri në palcë ndihej,
Kujtesës me kthehet imazhi yt burim dritë=diej.
Si mund të të them lamtumirë,
Kur mungesës tënde yjësisë së absurditetit udhëtoj.
Veshur sytë e qiellit aromën tënde akoma, ndihej.
Ledhatimin kur kockës depërton.
Të duash, i rrall’ privilegj.
Mos hesht’, nuk është vonë.
Mendimet e fshehta vidhmë,
qiejve të akullt të shpirtit zhveshur rrëpirave.
Hapur lërë’ një shteg,
Të thash,.. dete lotësh zhgënjime.