E shtuna poetike me poeten:Brunilda RESULAJ
Dua zërin ta dëgjoj ,
——————————-
Dua dorën ta shtrëngoj,
Te ndjej zemrën teksa rreh..
Krah për krah te jemi ne !
Te t’pyes ,cben si ,je ?!
Te m’pyesesh a me do?!
Te t’them ,po te dua ,
Ti ke lindur veç për mua.
Ti nuk flet ,Unë te lexoj ,
Buzëqesh bej sikur s’kuptoj
Rrugës ecim pa ber zë ,
Hapi im tendin ndjek ,
Sytë t’kerkojne ngado.
Mall qe s’fle ,
Shpirti trazuar,
Rrokulliset neper nate ,
Diellin pret ,ditët t’i zgjoj.
Hija jote te jetë prapë!
Mirëmëngjesi te them e para ,
Buzëqeshjen ta rrëmbej.
Sepse zemrën ta kam marr.
Shpirt e trup veç ty t’i fal!
Puthja jote akuj shkrin,
Dashurinë ,e imja ndjell!