E shtuna poetike me poeten:Kumrije Avdyli SHALA
KÂNGË E VALLE ME SHARKIJA TË NA RROJË SHQIPTARIJA
——————————————————–
Pse po i mbani odat hapun,
Kur burrat kanë ikë, kanë metë gratë,
Ma s’ka xhamadan, as shpatë.
E këngë kreshnike me çifteli pse knoni,
Burrat kanë ikë,
Në oda s’ka frëngji, as oxhak me flakë.
Gjithmonë me ëndrra do të jetoni.
Ngrihuni n’kâmë, banu burra!
Mos fleni në gjumë me ninulla!
N’tel t’sharkisë mos lëshoni piskamë,
Se mërzitët gjithë k’to anë.
Burrat kreshnikë kanë dekë,
Ju meshkujt po luftoni për karrige e për pushtet!
Për Shqipni t’Madhe mos knoni!
Mos krrokatni! Mos vajton!
Mos na futni në siklet!
Se pa burra vatani ka metë.
Odat po mbahen për kapereqo!
Eh, odat e shkreta i hëngër mortja!
Hej, vikat njâni:
Jemi burra, trima asgana,
Për sharki na ka lindë nëna,
E toka tona t’etërve tanë,
Po naj marrin pllambë për pllambë!
Ne sharkinë nuk po e ndalim,
Nihet kânga n’maje t’malit,
N’bjeshkë t’Rugovês e të Gjerovicës,
N’Shalë t’Bajgorës, t’Mitrovicës,
K’tu âsht trolli i Azem e Shotë Galicës.
K’shtu t’partë s’na patën msu,
Me fal toka pa luftu.
Mbahen odat pa frangjija, pa oxhak e pa qingija,
Knohen këngë me çiftelia
Dredhin zënin në sharkia
O na rroftë e gjithë Shqipnia!