E shtuna poetike me poeten;Margarita Llapushi ZENELAJ
Pritja më rrudh..
—————————-
Nuk dua dashuri një herë në vit
ashtu si vjeshta ikën, shkon,
e dua pikë pikë çdo ditë
të më qeshë shpirtin kur pikon.
Nuk dua dashuri një herë në vit
as premtimet nuk i dua,
kur ti je gjithmonë aty
e i verbër je për mua!
Nuk dua dashuri një herë në vit
zemra është si mulli me ujë,
nëse rrjedhës i kthen anë
ajo ndal e më nuk bluan’!
Nuk dua dashuri një herë në vit
pritja më lodh ,më rrudh, më plak,
më mirë dashuroj natyrën
më jep jetë dhe s’kërkon hak!
Nuk dua jo më, dashuri
as fjalë të bukura thënë pa shpirt,
unë do jetoj edhe pa ty
dashurinë për vete do konsumoj çdo ditë!
/www.qendrapress.com/