E shtuna poetike me poeten:Marigona ZEKAJ
GJILPËRA E PLAGËVE
——————————-
Mos mu ndryshk gjilpërë
Se s`ka kush plagët të m`i shëron
Mos vdis nëna ime
As të metat më s`ka kush
Të m`i mbulon
Plagët e jetës s`kam kujt më
Për t`ia thënë
Të tjerët më qeshin
Nëna t`i rrëmben
Të ftohtit e acari
Kur shpirtin e mbulon
At shpirt prej bore
Moj nënë ti ma shëron
Ka më u zhvesh trupi
Ka më u zbulua turpi
Nëna me nder e dashuri
Na përkundi
Jeto gjilpërë edhe ca vite
Pres m`i qepë plagët
M`i mbulo të metat
Që kam bërë
Më mëso te vdes me besë e nder!