E shtuna poetike me poeten;Meri BO

Lumturia…

—————————-

është një moment kalimtar

një shtrëngim duarsh dhe

një puthje e ëmbël në buzë.

Dielli qe luan me tastjerat e gjetheve

përplasja e valëve

përqafimi i trupave

Lumturia është një thjeshtësi e përditshme

Askush se sheh por e ndjen brenda damarëve.

E kemi pranë dhe e kërkojmë ne qiell

E përqafojmë dhe e kërkojmë thellësirave

te padukshmërisë oqeanike

dhe kështu largohemi prej saj

pa e takuar.

Lumturia është rrahje zemre

trupa qe preken dhe shkëlqimi i syve blu

nën jorganë argjendi,

Është fryma e erës se akullt, neper nete dimri,

një mbrëmje puthjesh PARIZIENE

një oqean detajesh te parëndësishme

dhe një shall i mëndafshtë aromash.

Notat e zemrës,

zgjohen në trup dhe i bën damarët të dridhen

Kurse shpirtrat dridhen

me bashkimin e shpirtrave te lirë !

/www.QendraPress.com/