E shtuna poetike me poeten:Mirela TERZIU
Ku është poezia?
————————————
Ah, nëse ti do te mundeshe
te mos shkruaje me për mua
do te isha me e qete
ose ndoshta do te vdisja
Do te bija si gjethja nga era
dhe pse unë te vras çdo dite
me fundin e nje brandy Edgar Allan Poe
Dhe pyes e marrezitur
ku është poezia?
Si lejon k’te heshtje pa respekt
ku janë ndjenjat çmenduria?
Është kjo pra poezia
Te duash, te injorohesh, te vuash, te vrasësh, te vritesh
Po, kjo është poezia
e patolerueshme nga njerëzit e vegjël
Kjo është gjuha e poetit, e pafajshme , e padënueshme , e gjalle ne vdekje
Oh, është kaq e pakte për ty qe je poet
ti dërgosh një puthje te arte me frymën tende engjëllore syve te mi
te marrin drite nga hyjmesia e shpirtit tend Allan Poe
Mirela Terziu