E shtuna poetike me poeten;Seli MURATI
LARG TEJE ME TY
—————————————
S’ka natë e as ditë që futet mes nesh.
Ti mungon e në brendësi të kam…
Herë si këngë gëzimi e herë si plagë
Ti në zemrën time ke bë çerdhen !
Aty rritesh si hije aty ulesh këmbëkryq rri.
Ti je gëzimi im je arome pranvere që përkëdhel
Të ndjej e të ruaj dashurin ma lexon në sy
Dëshirat mi bënë me shumë ngjyra si pikturë!
Shkëlqim e dritë ia fal nga ëndrrat e natës
Ti e di se dashuria ne plaket s’behet e vjetër,
Sikur ylli i pa shuar që shëndritë gjithë jetës
Shpirti im të përket ty e askujt tjetër !
Seli Murati
2.08.2022