E shtuna poetike me poeten:Selvije KADRIU
PA DIELL
—————————-
Më vret ngadalë
Diellin ma largon
Ti sjell vetëm lot
Vuajtje pa mbarim
A thua ku gaboi
Ajo që të solli ty
Apo ti asgjë të saj
Nuk more
E tash ai i njëjti
Që lëndoi atë
Të lëndon edhe ty
E unë i numëroj vitet
Ditët, orët si ikin
Nën hijen e ju dyve
Pa diell, pa lumturi
SK, 04.11.2022, Kamenicë