E shtuna poetike me poeten;Seveme FETIQI 

SHIRAT

————————-

Shirat kur bien me furri

mbi syprinë deti

bashkohen retë e zbrazura

me valët e trazuara

një varkë e shkretë duke u përpëlitur

pranë një limani të braktisur

ankohet pa zë:

deri kur do të na pluskojnë shirat

në fytyrat e përlotura

që nuk e panë kurrë

veten në pasqyrë

derisa ombrellat e shpresave

fundosen në thellësi deti

me cilën ombrellë vallë

të mbrohemi nga loti ( s.f)

E frymëzuar nga shirat e këtyre ditëve