E shtuna poetike me poeten:Taena MATA
Kjo mbytje…
————————————
Kur sytë e mi, me të tutë janë afër
Dhe frymëmarrjet e zjarrta kryqëzohen,
Unë dëgjoj oqeanin tek gjëmon
Dhe kjo zemra ime drithërohet.
Pastaj, ti më merr erën e gushës e thua:
– Kjo pjesë e trupit tënd, sa më pëlqen,
Ndërsa unë rrëqethem e gjitha, e gjitha,
Mbyll sytë e në heshtje të ndjej, të ndjej.
S’ka më bukur, se sa të jesh me ty, me ty,
Edhe sikur vetëm të më shohësh,
Unë mbytem…dhe mbytem në ata sy,
Kjo mbytje…ahh kjo mbytje,
mos pastë të sosur!