E shtuna poetike me poeten:Zaide NokaLulja e poetit

——————————-

Nga qielli rashë

Në lulnajën e andrrave

Krahët zgjateshin në përqafimin hyjnor

Krejt lulezojat i shtrëngova me mall

Frymova në afshin aromëmirë

Sytë,mendja dhe shpirti

Morën portretin e saj

Humba n’andrra…

Kohë e paqtë mes nesh

Sa i kisha dashun!

Sa më kishin prit!

Shfaqej me emra gjithfarëllojesh:

Narcis,Lulezojë,Lulja e poetit…

Po,Lulja e poetit

Ish gëzu e kish qa pranë saj.

Që atëherë poeti ish fliju

Lulezoja ja kishte marrë fjalët

Ngurosun nga frymëzimi

Poeti i la emnin e tij,

LULJA E POETIT