E shtuna poetike me poetin:-Agron SHELE

Feksje!

————————

Sytë u hapën atë pragmbrëmje

tek shikoja përtej avullit të kafenesë

në fjolla tymi të një cigare gjysmë të shuar

në ujvarë flokësh

rrëshqitur gjer në gotë

dhe pirë bashkë me dhimbjen e shiut.

Ishte ndoshta një pasazh

zbritur gjer tek mua

për të përndritur mbrëmjen e feksur

e larguar më pas si një hije e mallkuar.

Neone që ndrinin një rrugë

emrash të panjohur, dishepujsh kurrsesi

por ngjyrat preknin gjer në shpirt

e përhumbnin si hije përgjithmonë

në trajtat e një bukurie të heshtur

që veç në ëndrra mund t’a shihje

ose liqenit që dremiste i vetmuar nën një hënë të thyer.

E di vendodhjen e atij apartamneti

dhomën e gjumit, gjithësesi

një ngjyrë e purpurtë bordo

dhe shkallë që s’ të çojnë askund.

Sytë u hapën atë pragmbëmje

tek shkoje rrugës në thellim

kalldrëmeve të ngushta me semaforë të fikur,

luginës së ngrirë

zbritur flokëve prej bore

në brirë të kurorëzuar drerësh

dhe staujë e kthyer në shpirt.

@sheleagron

/www.QendraPress.com/