E shtuna poetike me poetin: Qazim THAÇI

Lutja ime për nipin tim Dimalin

—————————————————

Isha lutur kurrë të mos ecësh rrugën që kam kaluar unë.

Sepse kam pasur një mal atdhedashuri, e një bjeshkë dhembje.

Kur Atdheun tim e helmonin,e librat ia digjnin në furra tullash.

Të kisha lutur atë rrugë ta rikujton, nëse të shkruar e gjen.

&   &   &

Shumë  isha lutur që orbitën e së ardhmes ta bësh maje malesh

Atje ku Zeusin mund ta kishe shok e Akilit të ia shënosh thembrën.

Do të isha i lumtur në jetë nëse  fillon e qëndisë vargun si Dritëroi

E ta kishe guximin e ABES-ë,e porosinë e komandant Adem Jasharit.

&   &    &

Isha lutur që kurrë të mos e ecësh atë rrugë që kalova që ishe plotë gjemba

Por ta bësh zë veprën e çlirimtarëve edhe kur hienat gjini ndërrojnë.

Që në atdheun e Arbërisë të ketë një shqiponjë me fluturim pa pasaportë.

 Me fole në Pikëllimë e në Pashtrik e të pi ujë në Shkumbin e në Dri….

/www.qendrapress,com/