E shtuna poetike me poetin ;- Qazim THAÇI-/Edhe nëse ik merr me vete dashurinë time/
Edhe nëse ik merr me vete dashurinë time
————————————————-
Edhe nëse ke marrë vendim.
Të ikësh nga jeta ime, mos harro.
Merre me vete edhe dashurinë time.
Sepse nuk do të gabohesh për së gjalli.
Aty do të gjen një mal dhembje.
Një fushë dashuri e një lum lotësh.
Mos harro se aty do të gjen edhe,
Një bjeshkë krenari sikur margaritar.
Po aty ke një plagë lufte, një këngë.
Ke një elegji përkushtim për Nanë e Babë.
Kë një fuqi buzëqeshje për nipërit e mbesat e mija.
E për punën time për at-dhe dhe këngën e Pikëllimës
Edhe nëse ke marrë vendim te ikësh.
Në Pashtrik do të gjen fjalën e dhënë.
E gazetave të kohës e ke shpirtin tim.
Shpërndarë si përkushtim ose si vajtim.
Prandaj, nëse do ikësh mos harro.
Merre me gjithë shpirt, jetën time .
Se nuk do gabohesh sa të jesh gjallë.
Po diçka harrove nga kjo .
Do e kesh barrën e harrimit
Si amanet të lënë peng nga jeta.
/www.qendrapress.com/