E sulmon një polic, arrestohet prizrenasi
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe i ka sulmuar. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në rrugën Prizren-Reçan.Siç njofton Policia, si pasojë e këtij sulmimi, njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.“Rr. Prizren –Reçan 21.05.2021 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe i ka sulmuar. Si pasojë njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.