E trishtë;-Ndahet nga jeta ish-zëvendësdrejtoresha e shkollës ‘’A.Frashëri’’ Mejreme Nevzati.

    Sot, u nda nga jeta veteranja e arsimit, ish-arsimtarja e matematikës dhe ish-zëvendësdrejtoresha e shkollës ‘’Abdyl Frashëri’’ . Mejreme Nevzati. Me punën, përkushtimin dhe fjalën e urtë, ajo edukoi dhe frymëzoi gjenerata të tëra nxënësish, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e  kësaj shkoll e dhe në arsmin  e komunës së Prizrenit. Humbja e saj është e rëndë për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin nga afër. Kujtimi për të do të jetojë gjatë në zemrat tona. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe gjithë komunitetit shkollor.’’ Shkruan drejtoresdha e kësaj shkolle Lumnije Rakaj/QendraPress/