E trishtë,vdesë Agron R. Shala
Agron Rezak Shala i takon gjeneratës të intelektualëve të viteve të 70-ta. I diplomuar ne Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ak rrjedh nga një familje artistësh dhe intelektualësh te kohës. I ati i tij Rezak Shala, ishte jurist dhe politikan i spikatur i kohës, ndërsa xhaxhai i tij Abdurrahman Shala emër kuptimi në botën e teatrit dhe të filmit në Kosovë dhe më gjerë.
Agroni zgjodhi rrugën e xhaxhait, dhe që në fillim të studimeve, themeloi Ansamblin Vokalo-Instrumental “Bozhurët”, për të vazhduar më tej në krye të Ansamblit Akademik të Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Ramiz Sadiku”.
Së bashku me intelektualë te kohës, siç ishin Sedullah Hoxha,-mjek, Destan Rukiqi- avokat, Mustafe Hslili dhe shumë profesor të tjerë ne Universitet, ai vuri bazën institucionale të veprimit artistik të trupës akademike, teatrore, muzikore e letrare.
Në këtë trend, pa u lodhur asnjëherë, Agron Shala vazhdoi traditën e ndritshme te ansamblit “SHOTA”:. Në vitin 2003 erdhi ne krye të këtij institucioni kredibil të vlerave muzikore e të trashëgimisë shpirtërore siç janë: vallet, kostumet e këngët tona.
Së bashku kompozitorinn tonë te mirënjohur, profesorin tashmë të ndjerë, Fahri Beqirin si dhe bashkëpunetoret e devotshëm në ansambël : Riza Bytyqi, të ndjerin Ismet Bugujevci dhe shumë e shumë të tjerë, soliste valltarë, instrumentistë, arritën të ngrisin ansamblin “SHOTA” në nivele representative brenda dhe jashtë vendit.
E gjithë kjo veprimtari organizative dhe artistike, Agron Rezak Shalën e bënë një njeri të çmuar ne qarqe intelektuale, tek institucionet tona, miqët, shokët dhe të gjithë ata që vepruan së bashku. Ne varrimin e tij sot ishin te pranishem me qindra qytetar nga viset e ndryshme te Kosoves. Per jeten dhe vepren e ish drejtorit te Ansamblit “Shota” fjale rasti mbajti drejtori aktual Shefqet Gjoci kurse per biografine dhe veprimtarine me te gjere Mustafe Halili njeri nga miqet dhe bashkepunetoret e ngushte te Agron Shales.