E udhëhequr nga Kryetari Shaqir Totaj, dje u mbajt mbledhja e dytë të Këshillit Publik-Privat,
E udhëhequr nga Kryetari Shaqir Totaj, dje u mbajt mbledhja e dytë të Këshillit Publik-Privat, një mekanizëm konsultativ jo-formal dhe këshillëdhënës që synon t’i trajtojë sfidat komunale dhe të nxisë zgjidhje bashkëpunuese.
Me këtë rast u diskutua mbi çështjet thelbësore që kanë të bëjnë me menaxhimin, ndarjen dhe shkëmbimin e pronës komunale si dhe promovimin e partneritetit publik-privat e mbështetjen për bizneset me pronare femra.
Biseda u përqendrua në menaxhimin dhe shfrytëzimin efektiv të pronës komunale dhe rritjen e mirëqenies së komunitetit, derisa, në këtë bashkëbisedim konstruktiv akterët diskutuan për strategjitë e shpërndarjes së burimeve komunale duke siguruar transparencë, llogaridhënie dhe shpërndarje të barabartë për të gjithë.
I mbështetur nga Aktiviteti i USAID-it për Qeverisjen e Pronës, ky këshill shërben si një dëshmi e fuqisë transformuese të mekanizmave të qeverisjes bashkëpunuese në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe prosperitetit.