E vërteta është e vërtet edhe atëherë kur nuk i pëlqen dikujt!-Shkruan:Zafir Berisha zv,ministër

0

Logjika se dikush që nuk e vlerëson presidentin apo kryeministrin e një vendi për arsye të bindjeve politike e kombëtare nuk e do edhe shtetin, është logjik primitive dhe mentalitet i infantilve politik. Liderët vijnë e shkojnë, shteti është mbi të gjitha!

Pas luftërave që shqiptarët bënë jashtë Shqipërisë londineze para dy dekadave, kamë pas përshtypjen se vetëdija nacionale në shoqërinë tonë ka arritur kulminacionin.

Mirëpo jeniçerët, si dikur titistët, me logjikën e mercenarit, heshturazi dhe pa ndonjë bujë të madhe kanë depërtua thellë në shoqërinë tonë dhe kanë dalë në skenë, ku po paraqesin rrezikun e radhës për qenjen shqiptare dhe traditat e saj kombëtare e fetare.

Me hezitu për me thënë te vërtetën për një çështje të caktuar, shkaku se nesër duhet me dalë me kërkua votën është hipokrizi.

E vërteta është e vërtet edhe atëher kur nuk i pëlqen dikujtë, pakë rëndësi ka vota në raport me mbrojtjen e të vërtetës. Mungesa e guximit për me u përballë me “mortajën” që heshturazi po i bënë “lavazhë trurit” dhe që po depërton në vetëdijen dhe ndjenjën shqiptare si diçka e kohës dhe e ,,domosdoshme,, për mbijetes kolektive, paraqet një rrezik afatgjat drejtë ambicies legjitime për një shtetë të integruar në mekanizmat ndërkombëtar.

Këto baticat e huaj idologjike që po trumbetohen kohëve të fundit, duhet të ndalet në gjenezën e saj. Çdo doktrin dhe ideologji tjetër përveq asja që na drejton drejt bashkimt kombëtar dhe integrimeve ndërkombëtare, duhet shiquar si të huaja, në të kundërtën mundet të na përsëritet historia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *