Edhe 61 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, komuna Prizrenit me 7 raste,

0

          Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 61 raste të reja me coronavirus, ndërsa 119 pacientë që ishin të infektuar janë shëruar.

Po ashtu në raportin 24 orësh të IKSHPK-së, bëhet e ditur se kanë humbur jetën edhe 2 pacientë të prekur me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 15.063 raste nga 62.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 613 raste të vdekjes.Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.880.

Njofitmi i plotë i IKSHPK-së:

119 TË SHËRUAR DHE 61 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 61 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali rajonal i Gjilanit dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID).

Numri total i rasteve pozitive është 15.063 raste nga 62.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 613 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 119 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.880.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 19 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Deçan 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Malishevë, Obiliq, Podujevë Skenderaj dhe Suharekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *