Edhe e 25-ta prapë dështim

Kjo pasi sërish nuk mori votat e mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Nga 104 deputetë që ishin në sallë, 51 deputetë votuan për, një kundër dhe s’pati abstenim.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti sërish nuk pranuan të propozojnë emrat si dhe nuk morën pjesë në votim. Pas këtij dështimi deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se vendi është një fazë të rrezikshme. Deputeti i LDK-së, Lufti Haziri ka thënë se situata është e njëjtë dhe se mungesa e një vullneti politik për të gjet një zgjidhje të shpejtë politike është bërë e pavlefshme me përmend.
“Jemi vonë, është bërë neveritëse për qytetarët dhe vetë neve. Ka rrugë e mundësi që duhen mu shtjerr deri në fund. Për LDK-në nuk ka të bëjë emri i përveçëm por parimi që konstituimi të finalizohet, dhe një marrëveshje politike është përtej urgjencës sepse Kosova është në krizë politike”, tha Haziri
. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri është shprehur i shqetësuar me situatën në Kuvend. “Edhe njëherë po ju bëjë thirrje që të reflektojnë pozitivisht se jemi duke dalur keq para ndërkombëtarëve, por edhe para popullit”, tha Bahtiri.
Seanca u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit për të vazhduar me 04.06.2025 në orën 10:30.