Edhe ju kryeministër dirigjoheni nga Dejona Mihali”, përplasje mes Musliut dhe Kurtit në Kuvend
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës, i ka kujtuar Kryeministrit Albin Kurti takimin e 26 marsit në Tiranë me presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe Kryeparlamentaren Lindita Nikolla, duke i theksuar se në këtë takim të fundit ka qenë edhe Dejona Mihali, Deputetja Musliu ka kërkuar nga Kurti që të dijë kontributin e Mihalit në këtë takim, por kryeministri i fundit tha se ajo është bashkëpunëtore e kahmotshme e tij.“Dejona Mihali është bashkëpunëtore e imja e kahmotshme, dhe ka rolin e saj si drejtuese e komiteteve profesionale dhe punës që bën në Kuvend për koordinimin me Grupin Parlamentar për nga fushat profesionale. Nuk ka qenë pjesë e takimeve me Presidentin Begaj e Rama, por vetëm me kryetaren Nikolla, për shkak të karakterit të punës së saj në parlament”, ka qenë arsyetimi i Kryeministrit Kurti.Pas kësaj, ka reaguar sërish Musliu e cila ka thënë se nëse do duhej të merrej një këshilltare, do duhej të merren të gjithë këshilltarët e grupeve parlamentare, dhe një gjë të tillë deputetja e PDK-së e ka quajtur shkelje të protkollit shtetëror.“Nëse është dashtë të merret një këshilltare, është dashtë të merren te gjithë këshilltarët e grupeve parlamentare dhe kjo është shkelje e protokollit shtetëror. Kjo tregon se ju jeni të varur nga direktivat e zonjës Mihali dhe kjo tregon se edhe ju si kryeministër i merrni direktivat nga ajo, e që nuk dihet se kush e dirigjon atë”, ka qenë kundërpëgjigjja e Musliut