Edhe mullisët çojnë koment në ZRRE, paralajmërojnë rritje të çmimit të bukës.

0

                                     Shoqata e Mullisëve të Kosovës ka dërguar komente në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) lidhur me propozimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovë.Nga kjo shoqatë kanë kërkuar që të mos shtrenjtohet energjia elektrike. Në të kundërtën sipas tyre do të ketë shtrenjtim të çmimit të miellit dhe bukës.“Në koston e prodhimit të miellit ndikim të madh ka energjia elektrike. Shoqata e Mullisëve të Kosovës kërkon që të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike për fabrikat që merren me bluarjen e grurit dhe misrit nga se prodhojmë landën e parë themelore që ndikon në standardin e popullatës dhe nëse shtrenjtohen energjia elektrike për këtë degë industriale duhet të jeni të vetëdishëm se do të pasojë shtrenjtimi i lartë i miellit dhe i bukës si pasojë e shtrenjtimit të energjisë elektrike”, thuhet në raportin me komentet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *