Edhe në seancën e sotme kuvendarët nuk e votuan buxhetin për vitin 2021

0

                Sot, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit  Sulltan Badallajm  ka ftuar mbledhjen e V (pestë) të rregullt për vitin 2020 të Kuvendit të Komunës, e cila  u mbajt  në sallën e mbledhjeve të Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, duke filluar nga ora 10:00. Ku fillimisht  pas  leximit të rendit të ditës  që ishte ne përbërje  me  propozimin e Komitetit për Politikë e Financa  ata  pastaj  kërkuan që edhe dy pika  të shtohen. Fillimisht  pika  që  edhe këtë seancë  ishte më e gjatë  ajo  ngritjes së  pyetjeve  që ishte nga kuvendarët, ku gati  të  gjithë  kuvendarët o kanë përcjellë në këtë seancë  edhe shqetësimet e   qytetarëve prej edhe nga  vijnë.

Këtyre  pyetjeve pastaj ju ka përgjigjur  kryetari Haskuka  i cili  ka theksuar se  pyetjeve besojmë mund të iu përgjigjemi ,por jo konstatimeve, Ku  ka folur  për pandeminë dhe tha se janë 120  pacientë të shtrirë nga pandemia, ne kemi ndihmuar  me paka 5 mijë familje dhe besojë të ndihmojmë  edhe  5  mijë  të tjera, kurse këtë vit kemi ndihmuar m dru zjarri  700 familje e po mendojmë për shkak të pandemisë ti bëjmë  1 mijë familje   për të ndihmuar me dru,, Kurse tha se nga 600 teste  që janë bërë në shkolla vetëm 18  mësimdhënës janë  identifikuar më  covid dhe  vazhdoi

Pas kësaj pike kryesuesi  pastaj ka  dhënë  pushimi e ditës. Kurse më të rikthyer  në sallë  ishte   pika e miratimit të buxhetit për vitin 2021 dhe planifikimi për  dy  vitet pasuese .Kryesuesit e  grupeve  parlamentare  filluar me  Simir Krasniqi nga PDK  dhe sqarime se pse nuk e  votojnë këtë buxhet, pas  kësaj LVV  pohuan se  votojnë  buxhetin në fjalë, nga LDK Haziz  Hodaj  tha  se ne  nuk e votojmë sepse kanë pas  koordinim  që  buxheti  të jetë   i përgjithshëm  këtu përsëri u pa se nuk ka  synime serioze dhe nuk e  votojmë  , e kushti menduan edhe Ilir Baldedaj  dhe  nga Nisma Pranverim Berisha, kurse  kryetarët e   grupeve të KDTP, NDS  VAKAT  pohuan  se do të  votojnë. Pas  kësaj kryesuesi e  vendosi në  votim këtë pikë ku 12 kuvendarë ishin për buxhetin, një abstenoi dhe 21 të tjerë ishin kundër  votimit.

Kështu edhe pse kjo ishte pika kryesore  kësaj seanca megjiithëate nuk kaloi. Pastaj janë  diksutuar edhe pikat e rendit të ditës  ku ka pasur  edhe një debat  të stërzgjatur .Mirëpo përfaqësues të  LDK  pohuan se  munden që brenda javës të ftojnë një seancë  të jashtëzakonshme për votim të  buxhetit  që do ta punojnë ekspertët e  lëmisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *