Edhe një e re e talentuar prizrenase po na prezanton denjësisht jashtë Kosove
‘’ Me datë 25 Tetor, 2020 u mbajt ekspozita më e madhe nga festivali i ngjyrave në Dubai. Në mesin e 100 artistëve nga rrjeti ndërkombëtar i artistëve kisha nderin që edhe unë të jem pjesë e kësaj ekspozite dhe të përfaqësoj vendin tim Kosovën!
E veçantë e kësaj ekspozite është edhe shfaqja online në artin e 3D ku ju do keni mundësinë të shihni punimin tim dhe të artistëve të tjerë në një format tejet të veçantë!
Kënaqësi dhe nder të përfaqësoj emrin e vendit tim në këto evente shkruan e reja nga Prizreni,’’ shkruan piktorja Fatmire Pulaj, e cila tashmë është një lloj ambasadore e artit që paraqesin denjësisht Kosovën. Kjo na bërë krenar të gjithë neve bçnë Kosovën e veçanërisht në Prizren./qendrapress.com/