Edhe një njeri i urtë e plotë mirësi iku nga kjo botë në amshim Anton Çuperjani.
Dikur Prizreni, kishte shumë burra të fjalës e burra të besës,.Por mosha dhe vetë jeta po bënë që ata të ikin nga ky qytet në amshim, por pas vete duke lënë mbresa të jashtëzakonshme. Njëri nga ata burra të urtë e shumë me edukatë kombëtare e atdhetare ishte dhe Antçn Çuperjani. Një burrë i madh që mbante një optikë syzesh, por që ishte një nga burrat e nderuar në Prizren, Ai gjithë jetën e tij ishte dhe mbeti një atdhetar i palodhur i çështjes së atdheut, duke mos kursyer edhe nga pasuria e tij familjare . Me datë 16.11.2024, në varrezat e Prizrenit, në orën 14:00 atij iu dha lamtumira e fundit, por në fakt ai do të mbahet mend ndër disa brezni ,sepse ishte i urtë, i sjellshëm e mbi të gjitha human e zemër bardhë. Ai ishte edhe baba i një mjeku shembullor në Kosovë, dr Frederik Çuperjani, i cili që nga bankat e fakultetit ët mjekësisë, ndoqi rrugën dhe frymën e Bacës Anton dhe i rrek punës në ambulancën humanitare’’Nënë Tereza’ duke ndihmuar popullin në atë kohë të rëndë, Por, dr Frederiku edhe sot ,vazhdon të jetë në shërbim të popullit duke mos devijuar kurrë në jetë nga Betimi i Hipokratit. Prizreni do ta kujtojë gjatë në kujtesën e tij Bacën Anton Çuperjani, në shenjë nderimi shumë prizrenas, kështu e thërrisnin, sepse pedanteria e tij atdhetare, dashuria ndaj Prizrenit e Kosovës dhe humanizmi për njerëzit në nevojë do të rikujtohen sa herë të përmendet emri i Bacës Anton Çuperjani, i,lehtë i qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e me përkushtim e deshi. Q. THAÇI/www.QendraPress.com/