Edhe një vdekje tragjike në Prizren: Humb jetën një 29-vjeçar

Pas rastit tragjike të 34 vjeçarit mbrëmë sot, rasti I dytë përsëri me një të ri,Siç njofton togeri I policisë Shaqir Bytyçi zëdhënës I policisë rajonale në Prizren, njofton se ‘’Sot, më datë 19.03.2026, rreth orës 12:10, në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete, një kamioni dhe një veture.
Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se drejtuesi i motoçikletës, duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, fillimisht ka goditur lehtë veturën, ndërsa më pas është përplasur nga prapa në kamion. Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti, E.A., rreth 29 vjeç, ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.
Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.’’ njofton togeri Bytyçi. Kurse tashmë nga familjarët dhe shoqata e biçiklistëve njoftohemi se I riu ishte Ezan Ademaj, një djalë entuziastë e premtues në gara të shumta ,Këto raste pikërisht në vihjiljen e Festës së Bajramit të Madh të thuash se kanë pikëlluar shumë prizernas. Andaj, vdekjeve të këtilla duhet t’i ndalet hovi/QendraPress/