Edhe Policia e Kosovës nesër në protestë, kërkojnë tërheqjen e parave nga Trusti
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të jenë pjesëmarrës të protestës së organizuar nga Sindikata e Re e KEK-ut, me kërkesë për votimin e Projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës Imer Zeqiri në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se do të jenë të pranishëm në këtë protestë për të përfaqësuar edhe kërkesat edhe të drejtat e Policisë së Kosovës.“Ne edhe gjatë organizimit të protestave nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kemi marr pjesë si kryesi ekzekutive e sindikatës për të përfaqësuar edhe kërkesat edhe të drejtat e Policisë së Kosovës. Gjithashtu edhe këtë protestë edhe ne si kryesi e sindikatës do ta përkrahim dhe do të jemi prezent si kryesi ekzekutive e sindikatës për arsye se kërkesat e sindikatës së KEK-ut janë edhe kërkesat tona”, tha ai.Zeqiri tha se në këtë protestë nuk do të përfshihen policia por vetëm kryesia e sindikatës, teksa shtoi se janë në dialog me Qeverinë e vendit dhe në pritje të një përgjigjeje për realizimin e kërkesave të tyre.Ai tha se në rast se Qeveria ofron përgjigje negative atëherë janë të detyruar të dalin në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.“Do të jemi si kryesi ekzekutive, por Policia e Kosovës nuk ka organizuar ende protestë, aktualisht nuk e kemi në agjendë protestën me policinë e Kosovës për arsye se ende nuk i kemi harxhuar gjithë dialogun, pasi jemi në dialog me Qeverinë por kërkesat tona si Sindikatë e Policisë, ende nuk kemi marr përgjigje definitive se këto protesta nuk do të realizohen, dhe nuk e dëshirojë që Qeveria të na kthej përgjigjeje negative për kërkesat që i ka Sindikata e Policisë së Kosovës për të na detyruar edhe ne që të organizojmë një protestë dhe protesta me policinë është krejt n dorën e policisë se a donë me i pa policinë në rrugë apo jo. Ne si kryesi e sindikatës do të jemi pjesë e protestës duke e përfaqësuar edhe Policinë e Kosovës, do të jemi aty për të përkrahur të drejtat e punëtorëve në përgjithësi. Në rast se vërtetë na mbyllen dyert nga Qeveria dhe marrim përgjigjeje negative definitivisht ‘jo’, kjo krejtësisht varet nga Qeveria se a donë t’i ketë policin në rrugë apo jo”, tha Zeqiri.