Edhe pse botërisht dihet se Kosova është viktima e jo agresori, që nga pas lufta ajo padrejtësisht është përballur me drejtësinë ndërkombëtare

0

Mr.Xhelal Susuri, , lidhur me  ftesën që  i është bërë  Presidetitit  Thaçi në  Gjykatën Speciale  në  Hagë  për intervistim  tha;-“ Sikurse shumë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë intervistuar nga Dhomat e Specializuara, edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën do të udhëtojë për në Hagë me ftesë të Prokurorisë Speciale.

           Edhe pse botërisht dihet se Kosova është viktima e jo agresori, që nga pas lufta ajo padrejtësisht është përballur me drejtësinë ndërkombëtare të UNMIK-ut, Tribunalit të Hagës për Ish-Jugosllavi, EULEX-it dhe tani me Gjykatën Speciale.

Besoj se edhe presidenti do ta kaloj këtë sfidë edhe pse shumica e liderëve të Kosovës janë vet ata të cilët kanë kontribuar në krijimin e kësaj gjykate, duke e votuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

         Dicka që është bërë nuk zhbëhet. Gjykata do të kryej punën e vet, por më tepër se kurrë Kosova ka nevojë për unitet qytetar, ashtu që të përballohet edhe kjo sfidë shumë e rrezikshme kundrejtë konfiguracioneve të politikës ndërkombëtare.

Thellësisht besoj në luftën e drejtë të UÇK!”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *