Edhe sa pjesë toke u dashka ti merret Kosovës edhe në këtë shekull ….?! – Shkruan;Qazim Thaçi

0

     Historikisht  dihet  fakti  për copëtimet që i janë  bërë nëpër shekuj Kosovës.  Dëshmia më e mirë  dhe ende  e freskët janë muhaxhirët, të cilët ishin detyruar të  i lënë  vatrat e tyre .Për të qenë edhe më e madhe e gjithë kjo pasqyrë e dhembjes  janë  qindra  familje  nga Presheva  e Bujanovci që nga  viti 1999m e këtej mbetën në  qytete të ndryshme të  Kosovës , E gjithë kjo për  fatin e keq  të kovës  që  në çdo tri ose të katërtën  dekadë  më së  largu të  gjashtën familje  shqiptare mbeten jashtë trungut  të atdheut të tyre. Për të qene  kjo  mëni edhe më  aktuale tani më  para dy ditësh  zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Metthevv  Palmer, u ka kërkuar institucioneve të Kosovës të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pronën e Manastirit të  Deçanit. Këtë e ka bërë të ditur ambasada amerikane në Kosovë përmes një postimi në Facebuk “Zëvendës ndihmës sekretari Matthevv  Palmer, ka inkurajuar qeverinë e Kosovës dhe liderët e opozitës që të luajnë rol konstruktiv ndërsa u ka bërë thirrje të gjithëve që të respektojnë dhe zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi regjistrimin e pronës së Manastirit të Deçanit. Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit janë kritike për të ardhmen demokratike dhe multietnike të Kosovës”, shkruan ambasada amerikane. Prandaj,  besojmë se  tani më në vitin 2020 nuk do të kërkohet nga  Kosova që ende të fal toka  për ndonjë   kërkesë të  këtillë. Kjo do të i ngjante sikur  tani besimtarët islam shqiptarë të  kërkojnë  pjesë  në Kalimekdan në  Beograd. Por , ne  ende  dimë se  që nga Nishi e këtij ishin shqiptarë  por  Serbia e Krajl  Nikollës e zvogëloi   këtë popull duke e tëkurur, e duke   e bërë  deri në kufijtë  aktual e një pjesë e  atij populli duke e degdisur deri në  Anadollin  e largët, Prandaj  nuk ka nevojë më  Kosova  për presin  , sepse nuk ka  tokë   të falë më , Besojmë se secili liderë  evropian e botëror e di  historinë e popullit shqiptarë  që  gjithmonë  padrejtësisht është copëtuar e ndarë si mos më keq, Prandaj z. Palmer, kërkoni atë  që mund  të kërkohet  e jo ndarjet të tokës  së Kosovës…./qendrapress.com/  .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *