Edhe sot nxehtë, nga e mërkura rënie e temperaturave

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se masat e ngrohta të ajrit të cilat ishin prezent ditëve të fundit, do të vazhdojnë pothuaj me të njëjta vlera termike edhe sot.Nga dita e martë pos vlerave të larta termike parashikohet që vende–vende të ketë riga shiu të cilat parashihen të përsëriten edhe ditën e mërkurë.Temperaturat nga e mërkura parashihen të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë Celsius.Indeksi UV vazhdon t’i mbanë vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit nga ora 10-17, ose të përdorim masat mbrojtëse.Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *