Edhe sot vranësira, pasdite priten rrebeshe shiu
Ditën e sotme parashihen më shumë vranësira, që orëve të pasdite zhvillojnë kushte për rrebeshe e bubullima, lokalisht edhe si stuhi me breshër. Temperaturat minimale 14C e 16C, e ato maksimale 23C e 25C.Më shumë intervale me diell parashihen për ditën e premtë, e më vonë pasdite dhe mbrëmje sërish mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë, njofton Prishtina Weather.Mundësitë për rrebeshe e bubullima mbesin edhe përgjatë fundjavës. Temperaturat shënojnë rritje edhe deri në 25C e 27C ditën e premtë, e në fundjavë zbresin në 21C e 23C.