Edhe sot vranët e me reshje shiu
![](https://qendrapress.com/wp-content/uploads/2023/05/auto_moti-shiu-2-600x3601610087577-1-696x418-1.jpg)
Mot kryesisht me vransira parashihet për ditën e mërkurë, e kohëpaskohe edhe me të reshura shiu, pasdite të shoqëruara edhe me bubullimë .Temperaturat minimale 9C e 10C, e ato maksimale shkojnë deri në 15C e 18C.Freskët e me shi kohëpaskohe parashihet moti edhe ditën e enjte. Të premten do të ketë edhe intervale me diell, me zhvillime të rrebesheve me bubullima orëve të pasdites.Ditën e shtunë më ngrohtë dhe me intervale me diell. Temperaturat zbresin edhe në 13C ditën e enjte, e të shtunën rriten në 19C, njofton Prishtina Weather.