Edhe të rinjtë e vaksinuar shtrohen në spitale, megjithatë vaksina është efektive
Kujdes nga ndjenja mashtruese e sigurisë: Në rastet e uljes së efektit mbrojtës të vaksinës gjithnjë e më shpesh edhe të vaksinuarit duhet të shkojnë në spitale, madje edhe ata në moshë më të re.Bëni kujdes! Ka shumë të vaksinuar që besojnë, se tani që janë vaksinuar janë të sigurtë dhe nuk tregojnë kujdesin e duhur. Vaksina vërtet të mbron nga infektimi me Corona, por megjithatë gjithnjë e më shumë të vaksinuar po infektohen. Dhe shumë shqetësuese është se edhe ecuria e infektimeve tek ata shpesh është më e rëndë e zgjat më shumë se e mendonin ata, edhe më të rinjtë. Sipas Institutit Robert Koch në javën e parë të nëntorit (gjendja e datës 10.11.2021) rreth 23% e të rriturve të shtruar në spital ishin në 60 vjeç dhe 45% e pacientëve nga mosha 60 vjeç e lart ishin të vaksinuar. Në gusht kjo vlerë ishte në 6% tek ata nën 60 vjeç dhe 18% tek ata mbi 60 vjeç.
Vaksinimi megjithatë efektiv Vërtet që po rritet me shpejtësi numri i të vaksinuarve në spitale që nga vera, por kjo nuk do të thotë, se vaksinat e Coronës janë tanimë përgjithësisht pa vlerë. RKI e vlerëson efektivitetin e vaksinës nga mosha 18 vjeç në rreth 72%. Si edhe më parë të vaksinuarit janë pjesa më e vogël e të shtruarve në spitale. Nëse kuota e vaksinimit do të ishte më e ulët, atëherë sistemi shëndetësor në Gjermani tani do ndodhej para kolapsit.Sfida kryesore në këtë vjeshtë të vonë do të mbetet, nëse do mund të binden të pavaksinuarit përmes ofertave të vaksinimit kudo në supermarkete apo në ambiente pune si dhe të ofrohen shpejt e në mënyrë të zgjeruar vaksinimet përforcuese, jo vetëm për më të moshuarit e për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë.Kush janë 18 milionë të pavaksinuarit në Gjermani?Deri më tani sipas RKI janë dhënë gjithsej 113.672.633 vaksina kundër COVID-19- në Gjermani. Vetëm 1 herë janë vaksinuar 69,8% e popullsisë, dy herë 67,3% e saj. Vetëm 3,7% ka marrë vaksinën