Edi Rama niset drejt Amerikës për t’i siguruar Shqipërisë vaksinën anti-Covid

0

Kryeministri, i Shqipërisë  ka siguruar qytetarët se sigurimi sa më parë i vaksinës anti-covid është prioritet i qeverisë së drejtuar prej tij.


Kreu i ekzekutivit shqiptarë ka thënë se nuk do lërë gur pa lëvizur  në mënyrë që vaksina të vijë sa më parë në Shqipëri.

Madje, për këtë çështje ai ka njoftuar se është rrugës për në Amerikë për t’u takuar me prodhuesit e vaksinave.

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar ndër të tjera Rama, pa dhënë më shumë detaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *